Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se ka pirë mbidozë ilaçesh, 2-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se ka pirë mbidozë ilaçesh, 2-vjeçari
Foto ilustruese

Një 2-vjeçar është dërguar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se i mituri ka pirë një sasi të madhe medikamentesh dhe për pasojë është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Sakaq, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

"Sot, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur 2 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një sasi medikamentesh mjekësore, në banesën e tij.

2-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar", njofton policia. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese