Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se është vetëvarur, 17 vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se është vetëvarur, 17 vjeçarja gjendet e
Foto ilustruese

Një vajzë 17- vjeçare është gjendur e pajetë në Roskovec. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Suk të Roskovecit, ku e reja është gjetur e vdekur nga familjarët e saj.

Duke u nisur nga njoftimi, dyshohet se 17- vjeçarja i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, ndërsa bëhet me dije se në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese