Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se e goditën me grusht në kokë, i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit shqiptar në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se e goditën me grusht në kokë, i jepet lamtumira e
Foto nga vendi i ngjarjes/ Viktima Orgito Lloci

Mes lotëve dhe dhimbjes këtë të enjte do të përcillet për në banesën e fundit, 20-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në Greqi.

Varrimi i Orgitos do të bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.

Vrasja e 20-vjeçarit Orgito Lloci ndodhi pas një përleshje me dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.

Ndërkohë, ditën e djeshme mediat greke publikuan edhe momentin kur ekipet mjekësore po bënin të pamundurën të shpëtonin 20-vjeçarin shqiptar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese