43-vjeçari Edison Sheme është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka abuzuar për 4 vite me një të mitur.
Burime për mediat bëjnë me dije se Sheme ndodhet në shtetin grek, pasi dhe i vëllai jeton atje prej vitesh. Që pas zbulimit të ngjarjes, janë bërë kontrolle të shumta në banesat e të afërmve dhe miqve në Maliq.
Sipas informacioneve, Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar.
Ngjarja tronditëse u zbulua një javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një e mitur 16 vjeçe denoncoi në praninë e prindërve abuzimin e që 43 vjeçari i bënte prej 4 vitesh.