Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy turistet nga Kosova rrezikojnë të mbyten në Shëngjin

Shkruar nga Newsbomb
Dy turistet nga Kosova rrezikojnë të mbyten në Shëngjin
Momenti kur jane shpetuar nge vrojtuesit e plazhit

Dy turiste nga Kosova kanë rrezikuar jetën këtë të premte në Shëngjin. Burime për mediat bëjnë me dije se dy pushueset teksa ishin në det kanë rrezikuar të mbyten.

Kanë qenë rojet e plazhit ata të cilët pasi konstatuan se këto dy pushuese ndodheshin në rrezik kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg të detit.

Pasi janë nxjerrë në breg, ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy turistet nga Kosova rrezikojnë të mbyten në Shëngjin
Turistja duke u shoqeruar per ne spital

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia dhe nuk dihet identiteti i dy pusheseve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese