Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy të rinjtë në Vlorë sajojnë aksidentin për të përfituar nga siguracionet, por “plani” i dështon

Shkruar nga Newsbomb
Dy të rinjtë në Vlorë sajojnë aksidentin për
Pamje nga aksidenti

Pasditen e kësaj të diele, rreth orës 16:30, në qytetin e Vlorës u raportua për një aksident në aksin rrugor “Sazani”, lagjia “1 Maji”.

Sipas njoftimit të policisë dy automjete, një Audi me targa AB 978 LO dhe një Mercedes-Benz me targa AB 142 EZ, mësohet se u përplasën me njëri-tjetrin. Pas njoftimit të marrë policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe filloi hetimet.

Por, pas verifikimeve të para, autoritetet dyshojnë se aksidenti mund të jetë i sajuar nga drejtuesit e mjeteve, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimeve nga siguracionet e mjeteve.

Hetimet janë në vazhdim dhe aktualisht po shqyrtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me një mashtrim për siguracionin.

“Dy të rinjtë në Vlorë sajojnë aksidentin për të përfituar siguracionet

Sot, më 8 dhjetor 2024, rreth orës 16:30, Salla e Komandimit të DVP Vlorë njoftoi për një përplasje mjetesh në aksin rrugor "Sazani", lagjia "1-Maji", Vlorë, në kryqëzimin pranë Hotel Kral. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan dy automjete: një Audi me targa AB 978 LO, me drejtues shtetasin me iniciale A. R, dhe një Mercedes-Benz me targa AB 142 EZ, me drejtues shtetasin G.K

Pas hetimeve të para, dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident të zakonshëm, por me një ngjarje të sajuar, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimeve nga siguracionet e mjeteve. Po kryhen hetime për sqarimin e plotë të ngjarjes nga nga krimi ekonomik”, njofton Policia e Vlorës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed