Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy gra të forta bëhen bashkë për promovimin e Turizmit: Duhet të përgatitemi për sezonin e ri 2024

Shkruar nga Newsbomb
Dy gra të forta bëhen bashkë për promovimin e Turizmit:
Flora Nikolla dhe Flora Xhemani Baba - Amelia Mare

Dy gra shumë të angazhuara me Turizmin, Flora Nikolla dhe Flora Xhemani Baba, mblodhën dy ditë më parë miq e bashkëpunëtorë, në një event dinjitoz të promovimit të turizmit në vend, për të celebruar fituesit e edicionit të parë të Tourism Grand Excellence, në një prej strukturave hoteliere më të reja që do të hapë dyert për sezonin e ri Hotel Amelia Mare në Golem të Durrësit.

Tingujt e muzikës së Frederik Ndocit dhe Alisa Barakut, i dhanë atmosferë të veçantë mbrëmjes me disa prej më të mirëve të turizmit.

Dy gra të forta bëhen bashkë për promovimin e Turizmit:

“Ishte një feste e ngrohtë dhe miqësore. Kujtuam momentet më të bukura të edicionit të parë, shoqëruar me një kopje në DvD të ceremonisë së mbrëmjes Gala. Një takim që mori ngjyra e tone elegante falë mjediseve të Amelia Mare, një strukturë turistike tërësisht e re që hapi dyert në vitin 2023. Jo pa qëllim u la në një strukturë të re turistike ky takim.

Këmbëngulja jonë për njohjen e strukturave të reja, por sidomos takimi i tyre me tur operator të rëndësishëm shqiptarë, është një hallkë shumë e rëndësishme në zinxhirin e ofertës turistike dhe njëkohësisht një hap i domosdoshëm për vlerësimin objektiv të tyre, për ti përfshirë në fokusin e projektit tonë për vlerësimin e më të mirëve”, shkruajnë dy bashkëpunëtoret në momentin e publikimit të këtij aktiviteti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese