Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy gazetarë nën lupën e SPAK, Gjykata vendos detyrim paraqitje

Shkruar nga Newsbomb
Dy gazetarë nën lupën e SPAK, Gjykata vendos detyrim paraqitje
Artan Hoxha dhe Elton Qyno në SPAK

Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa për ta ka edhe masa sigurie të kërkuara nga SPAK. Të dy gazetarët e njohur janë njohur me masën e Gjykatës, ku është caktuara për të dy detyrim paraqitje.

Artan Hoxha dyshohet se ka lidhje me një grup kriminal në vend, ndërsa Qyno është nën hetim, ku ka si akuzë “Korrupsionin Pasiv” në lidhje me komunikimet e publikuara për dosjen e “Sky Ecc”.

Të njëjtat burime tregojnë se të shtunën është Gjykata e Posaçme që ka vleftësuar si të vlefshme kërkesën e prokurorisë duke caktuar për të dy gazetarët masat e sigurisë të sipërpërmendura.

Kujtojmë që të dy gazetarët e kronikës janë paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa për ta ka masa sigurie.

Dy gazetarë nën lupën e SPAK, Gjykata vendos detyrim paraqitje

 

Dy gazetarë nën lupën e SPAK, Gjykata vendos detyrim paraqitje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese