Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së dy deputetëve të Bashkimit Europian për evaukimin e 1-vjeçarit dhe famijet së tij drejt Tiranës, me qëllim trajtimin e specializuar të fëmijës në vendin tonë.
1-vjeçari dhe familjae tij janë nisur dy netë më parë nga Gaza me një helikopter ambulancë drejt Shqipërisë. Momentalisht fëmija po merr trajtimin e specializuar në pavionin e pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza”, ndërsa familja e tij është strehuar në qendrën e azilkërkuesëve në Babrru.
I vogli ka shfaqur probleme të infeksionit pulmonar të përsëritur ndërsa motra, vëllai dhe babai i tij janë duke u ndjekur me psikolog përgjatë qëndrimit në Tiranë. Tashmë 1-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lërë ambientet e spitalit brenda pak ditësh.