Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy dekada në sistemin e drejtësisë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Irena Hoxha

Shkruar nga Newsbomb
Dy dekada në sistemin e drejtësisë, KPA lë në fuqi
Gjyqtarja Irena Hoxha pas seancës dëgjimore/ Foto: Vladimir Karaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi këtë të enjte më 23 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Irena Hoxha.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit të rivlerësimit kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja e Tiranës, Irena Hoxha u shkarkua nga detyra më 8 tetor 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u gjetën probleme penalizuese në aspektin profesional.

Irena Hoxha e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare në Gjykatën e Dibrës. Prej vitit 2011 dhe deri në momentin e shkarkimit, ajo e ushtroi funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Trupa që mori vendimin tre vite më parë kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegun. Gjatë seancës dëgjimore u vu në dukje se Hoxha kishte një bilanc negativ prej mbi 7 milion lekësh. Bilanci negativ varej kryesisht nga një hua prej 60 mijë eurosh marrë nga vëllai i bashkëshortit për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2011.

Nga hetimi i KPK rezultoi se kunati i gjyqtares nuk kishte burime te mjaftueshme financiare për të dhënë këtë hua.

Irena Hoxha i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe pretendoi se kishte provuar të ardhurat e kunatit në Greqi për gati 80 mijë euro. Por siç lë të kuptohet vendimi sipas KPK-së kjo shumë ishte e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe krijuar kursimet për huanë në kohën e dhënë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed