Hapësire reklamuese


Aktualitet

Durim Bami aleancë me “Princin Damian”, donin të ekzekutonin ish-deputetin e Partisë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
Durim Bami aleancë me “Princin Damian”, donin të
FotoMontazh: Arben Ndoka, Durim Bami dhe Leonard Duka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbërthyer skenaret dhe aleancat e grupeve kriminale në vendin tonë për të goditur rivalët.

Sipas njoftimit të SPAK mësohet se “të fortët” e Niklës me në krye Durim Bamin kishin kopsitur aleancat për të hequr qafe “Mbretin” e lojërave të fatit, Ervis Martinajn.

Duke ditur konfliktet dhe rivalitetin e Martinajt me Bamin, ky i fundit bëri aleancë me armiqtë e përbetuar të “Vis-it”, Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin, të dy persona me precedentë të theksuar kriminal.

Qëllimi i tyre ishte i përbashkët, ekzekutimi i Ervis Martinajt dhe ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Gjithashtu, në listën e tyre ishin dhe anëtarët e dy grupeve kriminale, të Martinajt dhe Ndokës.

“Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë, kujtojmë se më herët u zbërthye dhe plani i Ervis Martinajt për ekzekutimin e Durim Bamit. Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese