Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dumani raporton problematikat te “Integrimi”: Ngarkesë ne dosjen e mbartura, institucionet shtetërore  s’kallëzojnë raste

Shkruar nga Newsbomb
Dumani raporton problematikat te “Integrimi”: Ngarkesë ne
Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka mbajtur fjalën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), ku po diskutohet për përmbushjen e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian për vitin 2023.

Gjatë fjalës së tij, Dumani ka shprehur edhe një herë shqetësimin për numrin e lartë të dosjeve të mbartura në SPAK, teksa tha se është thelbësore që të rritet numri i këshilltarëve ligjor.

Kryeprokurori i SPAK sërish tha se institucionet shtetërore janë "vetë-izoluar" duke referuar zero kallëzime për korrupsion, duke përjashtuar këtu Policinë e Shtetit.

Veprimtaria e SPAK në 2023 ka njohur një rritje cilësore që është vlerësuar edhe nga BE. SPAK gjatë 2023 ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrjen r Shqipërisë nga lista gri, një nga arsyet e këtij vendimi ka të bëjë me punën e SPAK, konfiskimin dhe pastrimin e parave. Këtë vit kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta me vende të Amerikës Latine dhe falë edhe vendosjeve të këtyre kontakteve lufta jonë kundër krimit të organizuar ka pësuar një rritje cilësore. Kemi patur bashkëpunim të mirë më homologët rajonalë.

SPAK ka dhënë një rendësi të veçantë luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale. NË spak është bërë traditë që krahas hetimit penal bëjmë dhe një hetim pasurore me qëllimin e vetëm hetimin e pasurive që dyshohet se kanë orgjinë nga krimi. Falë edhe punë së këtij ketori shpjegohet rritja e numrit të sekuestros. Gjatë 2023prokuroria ka rritur numrin e çështjeve penale. Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar kemi një bashkëpunim të mirë dhe me vendet e BE-së.

Lufta kundër korrupsionit, lidhur me rekomandimet e BE-së në adresë të SPAK janë cilësuar 3 rekomandime, SPAK, mori takim me projekt-asistentë të BE-së.

Ulja e çështjeve të mbetura, shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një startegji të veçantë për këtë aspekt. Një rekomandim tjetër ishte përgatitja e një strategjie komunikimi me publikun për të cilën po punohet edhe falë ndihmës nga ekspertët ndërkombëtar.

Mungesa e përcaktimit të statustit ligjor pas përfundimit të mandatit të prokurorit të SPAK. Presim që Kuvendi ti japë zgjidhje kësaj problematike. Po ashtu edhe mungesa e këshilltarëve ligjor. SPAK përfaqësojnë çështje në tre shkallë të gjykimit, e herë pas herë dhe në GJK. Pasja e këshilltarëve ligjor do të ndihmonte shumë.

Adresimi i ngarkesës së shtuar, shpresojmë të gjejë zgjidhje e dhe me përmbushjen e strategjisë. Problematikë tjetër rënie e referimeve nga institucionet publike, ku ka rënë me 40%, këtu përjashtohet policia e Shtetit. Po vlerësojmë shtimin e numrit të anëtarëve të BKH-së”, tha Dumani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese