Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dumani dëshmoi se u ndihmua nga familjarët e ish ministrit të Drejtësisë për t’i shpëtuar burgut, reagon Nasip Naço

Shkruar nga Newsbomb
Dumani dëshmoi se u ndihmua nga familjarët e ish ministrit të
Nasip Naço/ Nuredin Dumani

Ish ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka reaguar publikisht në lidhje me deklaratat e dhëna nga i pandehuri Nuredin Dumani gjatë seancës së sotme në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”.

Nasip Naço shkruan se distancohet publikisht nga akuzat se ka shfrytëzuar postin dhe kompetencat si ministër i Drejtësisë, për të favorizuar daljen nga burgu të të arrestuarit Dumani në mënyrë të paligjshme.

Ndër të tjera ai kërkon që për këtë çështje, të kryhen hetime të thelluara dhe nëse vërtetohet se Naço dhe personat e tjerë të akuzuar nga Dumani janë të fajshëm, të merren masa ligjore.

Reagimi i plotë i Nasip Naços:

Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:

Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.

Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:

– Nuk heton,

– Nuk ngre akuza,

– Nuk pushon çështje,

– Nuk jep vendime fajsie apo pafajsie.

Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.

Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.

Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër.

Faleminderit!

Nuredin Dumani gjatë ditës së sotme ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO, seancë e mbajtur për dosjen “Plumbi i Artë”. Në deklaratat e tij, i penduari i drejtësisë ka treguar një epsiod nga e kaluara teksa thotë se për të dalë nga burgu në kohën kur ishte i arrestuar për disa vepra penale, është ndihmuar nga dhëndri i vëllati të ministrit të Drejtësisë, në atë kohë Nasip Naço, nga avokati i tij, Alban Bengasi dhe nga një mjek.

“Pentito” i drejtësisë ka zbuluar se avokati i ka dhënë 40 mijë euro dhëndrit të vëllait të ish-ministrit Nasip Naço, që në atë kohë ishte shef i spitalit, me qëllim përgatitjen e raporteve mjekësore ku të dëshmohej se i arrestuari ishte i sëmurë rëndë dhe vuante nga zemra me qëllim që t’i shpëtonte burgimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese