Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Dukej si kukull", flet sërish peshkatari që gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë: E pashë me dritë telefoni

Shkruar nga Newsbomb

"Dukej si kukull", flet sërish peshkatari që gjeti trupin e
Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares, ka folur përëri për mediat dhe ka treguar tmerrin që ka parë me sy në momentin kur pikasi trupin e pajetë të 9 vjeçares.

Në një prononcim për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se ishte duke gjuajtur peshk, kur pa diçka që fillimisht iu duk si kukulll lodër. 

Hasani tha se pasi e pa me dritën e telefonit për disa minuta e kuptoi se bëhej fjalë për trupin e një të miture dhe prandaj njoftoi policinë.

Isha duke gjuajtur peshk, me dritë të telefonit pashë diçka poshtë atje në thellësi rreth 1 metër ujë. Nuk isha i sigurt se çfarë ishte, a ishte ndonjë kukull, ose njeri. Pasi e pashë me dritë telefoni rreth 10 minuta, atëherë njoftova Policinë.

Pasi e nxori Policia nga uji dhe aty konstatoi se ishte njeri. Që mbrëmë e deri në këto momente Policia ka qenë në vendngjarje. Ka qenë ora rreth 21:00, por telefonatën e kam bërë rreth 15-20 minuta me vonesë, sepse nuk e dija se çfarë ishte”, tha Hasani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese