Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dubai e liroi pas 60 ditësh në qeli, Durim Bami iku me avion nga Turqia një ditë para operacionit të SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Dubai e liroi pas 60 ditësh në qeli, Durim Bami iku me avion nga
Ilustrim: Nje linje Stamboll - Dubai dhe Durim Bami

Durim Bami, i cilësuar si "i forti" i Niklës, është liruar dje nga një gjykatë në Dubai pas qëndrimit dy mujor në qeli. Ai u ndalua pas një njoftimi me kod të kuq në Interpol, për llogari të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri dhe i akuzuar për disa ngjarje kriminale.

Ministria e Drejtësisë dërgoi në Emirate dosjen e kopsitur nga SPAK, me shpresën e Dubai do të bënte deportimin e Durim Bamit, në kushtet e mungesës së marrëveshje ekstradimi.

Siç raportoi newsbomb.al dy muaj më parë kur ai u ndalua në Perlën e Gjirit, "i forti" i Niklës nuk kishte qenë fare në Shqipëri prej shumë kohësh, dhe në muajin Maj është larguar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe nga Turqia.

Një ditë para operacionit "Revanshi" të organizuar nga SPAK në bashkëpunim me agjenci ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, më 15 Maj 2024, Durim Bami ka udhëtuar me linjë ajrore nga Stambolli në drejtim të Dubait.

Është e paqartë nëse operacioni për goditjen e shtatë grupeve kriminale që mori emrin "Revanshi", për shkak të ashpërsisë së paparë ndonjëherë ndaj krimit, u dekonspirua apo ikja e Durim Bamit nga Stambolli drejt Dubait ishte një rastësi. SPAK dhe Policia kanë mohuar të ketë pasur dekonspirim.

SPAK e akuzon "të fortin" e Niklës veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

Dje, më 12 Gusht 2024, pas 60 ditësh në qeli, një gjykatë në Dubai ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. I cilësuar si "i forti i Niklës", ai ka arritur të fitojë betejën me autoritetet shqiptare, të cilat ashtu si edhe në rastet e mëparshme, kanë dështuar të ekstradojnë nga "Perla e Gjirit" shtetas të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed