Hapësire reklamuese

Aktualitet

Droni në burgun e Burrelit, kontrollohet lista e të dënuarëve që ndodheshin në ajrim

Shkruar nga Newsbomb
Droni në burgun e Burrelit, kontrollohet lista e të
Droni

Sistemi i burgjeve ditën e djeshme arriti që të neutralizojë një dron që ishte planifikuar të futej në Burgun e Burrelit.

Lidhur me këtë ngjarje, prokurori i Dibrës, Abaz Muça, i cili po merret me hetimet e kësaj çështja ka kërkuar listën e personave të cilët kanë qenë ditën e djeshme në ajrim.

Gjithashtu ai ka kërkuar që të merren në pyetje të gjithë të dënuarit të cilët kishin dalë për ajrim, pasi dyshohet se njëri prej tyre ka lidhje me personin jashtë që arriti të futë dronin në oborrin e IEVP-së Burrel.

Për të identifikuar personat përgjegjës, me urdhër të prokurorit Muça, është kërkuar edhe ekspertimi kompjuterik dhe daktiloskopik i gjurmëve të gishtave.

Dyshimet janë se përmes dronit është tentuar të futet drogë, thikë ose ndonjë send tjetër i palijgshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese