Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Droga e gjetur në Elbasan, AMP pezullon nga detyra shefin e krimeve dhe tre specialistë të Policisë

Shkruar nga Newsbomb
Droga e gjetur në Elbasan, AMP pezullon nga detyra shefin e krimeve dhe tre
Pamje arkive nga nje operacion policor kunder droges

Prangosja e një qytetari për disa rrënjë kanabisi që janë gjetur pranë shtëpisë së tij në Peqin dhe hetimet e thelluara për zbardhjen e rolit të punonjësve të Policisë, kanë marrë "në qafë" katër zyrtarët e parë, ndërsa të tjerë priten dhe në ditët në vazhdim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan - Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim  i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

- Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.

- N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.

- Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.

- Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B.

Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

AMP thotë se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90. Për ankesa me Whatsapp 0694151511.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese