Hapësire reklamuese

Aktualitet

Drejtuesja e Korpusit të Paqes, Carol Spahn në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve me zyrtarët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Drejtuesja e Korpusit të Paqes, Carol Spahn në Tiranë, zbardhet
Drejtuesja e Korpusit të Paqes, Carol Spahn

Drejtuesja e Korpusit të Paqes, Carol Spahn ndodhet për herë të parë në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e SHBA-së në Shqipëri, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë zbardhur edhe axhendën e saj.

Në njoftimin e publikuar, ambasada shkruan se Spahn do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin e Vendit, Bajram Begaj, ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu si dhe me vullnetarë dhe stafin e Korpusit të Paqes.

Gjithashtu kreysuesja e Korpusit, Spahn gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri do të vizitojë edhe disa vendqëndrime të vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe do të hapë një sesion trajnimi për vullnetarët e sapo betuar.

Njoftimi i plotë:

Drejtuesja e Korpusit të Paqes Carol Spahn mbërriti në Shqipëri për vizitën e saj të parë zyrtare në vend këtë javë. Korpusi i Paqes shënon më shumë se 30 vjet shërbim vullnetar në Shqipëri dhe drejtuesja Spahn do të takohet me njerëz nga i gjithë rrjeti i Korpusit të Paqes për të parë ndikimin e partneritetit tonë nga takimi me Presidentin Bajram Begaj, Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA David Wisner, te njohja e vullnetarëve dhe stafi i Korpusit të Paqes. Ajo do të vizitojë gjithashtu disa vendqëndrime të vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe do të hapë një sesion trajnimi për vullnetarët e sapo betuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese