Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça kalon me sukses vettingun

Shkruar nga Newsbomb
Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça kalon me sukses
Ermal Muça, kryepolici i Vlores

Ermal Muça, drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorës, ka kaluar me sukses procesin e vettingut në Policinë e Shtetit. Seanca për dhënien e vendimit ndaj tij është mbajtur këtë të hënë dhe Muça është njohur me konfirmimin në detyrë.

Trupa e vlerësimit që ka kryer procesin e vettingut për kryepolicin e Vlorës është përbërë nga Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatore dhe Suela Bulku, anëtare. Muça ka rezultuar i pastër në të tre shtyllat e vettimit, për pasurinë, kontrollin e figurës dhe aftësitë profesionale.

Ermal Muça është emëruar në krye të Drejtorisë së Qarkut Vlorë rreth një vit e gjysmë më parë dhe rezultatet nuk kanë munguar, shkruan newsbomb.al. Qyteti bregdetar ka siguruar në dy sezonet e fundit pushime të qeta për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj.

Verën e vitit 2023, Vlora doli nga "harta e zezë" e krimit duke bërë deri në mesin e gushtit plot një vit pa asnjë atentat dhe asnjë person të vrarë me armë. Pas 39 vitesh, deri në Gusht 2023 u bë një vit që në Vlorë nuk ka pasur atentat dhe as persona të vrarë.

Padyshim, roli i drejtorit të ri Ermal Muça ka qenë vendimtar. Të gjitha strukturat e Policisë së Vlorës janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, sidomos gjatë sezonit veror, ku janë parandaluar disa atentate me mina dhe armë.

Para se të emërohej në qarkun jugor, Ermal Muça ka qenë zëvendës drejtor i Policisë së Korçës dhe është cilësuar si "truri" i një megaoperacioni që u finalizua me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar në total, që merreshin me trafik droge, shkruan newsbomb.al.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese