
Ardit Tabaku, Drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Gjendjes Gjyqësore pranë DPB, është duke u përballur në një betejë me sëmundjen e rëndë.
Drejtori i lartë në burgje është diagnostikuar me Leucemi Akute dhe i duhet të trajtohet me urgjencë jashtë Shqipërisë.
Teksa minutat dhe orët kalojnë situata bëhet dhe më kritike dhe Tabakut po i rrezikohet jeta. Kurimi dhe transporti i cili duhet të bëhet me avion spitalor kushtojnë shumë, prandaj familjarët, nëna e Arditit me lot në sy u ka bërë apel shqiptarëve që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi me qëllim që djalit të saj t’i mundësohet kurimi për të cilin ka nevojë.
Për Arditin është hapur dhe një llogari në GoFundMe për të mbledhur shumën prej 130 mijë dollarë e cila i nevojitet për kurimin.
TË GJITHË MUND TË KONTRIBUONI NË LINKUN KËTU!

Për Arditin ka reaguar edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili teksa ka vendosur në dispozicion të gjitha numrat e llogarive bankare u ka bërë thirrje shqiptarëve, shoqatave dhe gjithë atyre që e ndjejnë të kontribuojnë sipas mundësive të tyre.
Postimi i Qoses:
Kolegë, miq, shokë, dashamirës në administratën shtetërore dhe të sektorit privat, shoqata kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe çdo shtetas shqiptar, që e ndihen veten se mund të solidarizohet me këtë rast….
Dua tju bëj me dije se kolegu ynë Z. Ardit Tabaku, Drejtor i Drejtorise së Ekzekutimit të Vendimeve
Penale dhe Gjëndjes Gjyqësore pranë DPB, është
diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë urgente për dërgim të specializuar jashtë vëndit.
Jeni të lutur për humanizëm, brenda mundesive tuaja, të jepni kontributin tuaj në formen e donacionit duke derdhur, xhiruar apo transferuar fonde në llogarineë bankare individuale pranë BKT me keto detaje bankare:
Emri bankes: BANKA KOMBETARE TREGTARE
Dega: BKT-DEGA KASTRIOTI
Emertimi i logarise: : ARDIT TABAKU
Numri i llogarise: 526001233CLIDCLALLSB
Monedha: ALL
IBAN: 1E6020521769001233CLDCLAL.
Swift Kodi: NCBAALTX
Pershkrimi i donacionit: Diagnostikuar me Leucemia Acute
Duke ju falenderuar pa fund!