
Tre persona janë arrestuar në flagrancë gjatë 48 orëve të fundit nga Policia Rrugore e Vlorës.
Shtetasit janë arrestuar, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt.
Gjithashtu, të tre drejtuesit e automjeteve të moshave, 59-vjeç, banues në Vlorë është kapur në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa 60-vjeçari është kapur duke drejtuar automjetin po në gjendje të dehur dhe 37-vjeçari është kapur përsëri në gjendje të dehur.
Sakaq, policia u ka bërë dhe një apel qyetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle intensive nga Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Vihen në pranga 3 shtetas që drejtonin mjetet, në mënyrë të parregullt.
Policia Rrugore e qarkut Vlorë ka vijuar me monitorime dhe kontrolle të pandërprera, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, 3 drejtues mjetesh, konkretisht shtetasit:
59 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
60 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin banues në Selenicë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Peshkëpi-Selenicë”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore e qarkut Vlorë do të vijojë kontrollet intensive. Apel qytetarëve, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë.