Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doza me heroinë dhe kokainë gati për shitje, arrestohen dy persona në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Doza me heroinë dhe kokainë gati për shitje, arrestohen dy
Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasit B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme.     

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Sekuestrohen sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi lënde narkotike kokainë, dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 2", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Flash".

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese