Ditën e sotme në një mbledhje me Ministrinë e Drejtësisë, drejtuesit e lartë të institucioneve të drejtësisë si dhe drejtues nga zyra e Këshillit të Europës u prezantua “Strategjia për Uljen e Çështjeve të Prapambetura në gjykata”, një dokument që bashkoi aktorët kryesorë të sistemit të drejtësisë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Në fjalën e saj, drejtuesja e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re është shprehur se Shqipëria ka nevojë që të ulë numrin e çështjeve të prapambetura në gjykata. Gjatë fjalës së saj, Giulia Re ka thënë se ka nevojë për ngritje kapacitetesh për profesionistët e drejtësisë dhe magjistratët për përdorimin efikas të mjeteve dhe instrumenteve të disponueshëm.
“Lidhja mes eficensës dhe uljes së dosjeve të prapambetura. Ende ka nevojë të çojmë më tej përpunimin e këtyre të dhënave në sistemin gjyqësor si statistika të përputhura me praktikën evropiane dhe që vlerëson backlogun. Këto shërbime, e vendosin qytetarin në qendër të vëmendjes dhe të gjitha këto na duhen, por po ashtu ka nevojë për ngritje kapacitetesh për profesionistët e drejtësisë dhe magjistratët për përdorimin efikas të mjeteve dhe instrumenteve të disponueshëm.” – tha drejtuesja e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re.
Më tej, ajo ka premtuar se nëpërmjet ekspertizës, do të përforcojnë eficenën në Shqipëri për uljen e çështjeve të prapambetura dhe të paraqesin praktika të qëndrueshme për të garantuar që kjo situatë të mos përsëritet në të ardhmen.
“Këto fusha kanë pësuar progres, me synimin për dhënien e drejtësisë brenda një kohe të caktuar. U miratua instrumenti i ri për dosjet e prapmbetura të përshtatur me kontekstin shqiptar. Nëpërmjet ekspertizës, kemi zotimin për t’u bërë bashkë me ju për të përforcuar eficenën në Shqipëri për uljen e çështjeve të prapambetura dhe të paraqesim praktika të qëndrueshme për të garantuar që kjo situatë të mos përsëritet në të ardhmen.” – u shpreh drejtuesja e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re.