Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi shkon në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi shkon në SPAK
FotoMontazh/ Gazment Bardhi - SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ashtu siç edhe ishte caktuar është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Bardhi do të dëshmojë para prokurorëve të SPAk në lidhje me dosjen “Xibraka”, ku ai pretendon se është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Bardhi do duhej të kishte dëshmuar më herët në lidhje se me çfarë ai di për këtë ngjarje, por për shkak të angazhimeve politike që kishte jashtë vendi, u vendos dita e sotme, 24 Maj për të dhënë dëshminë.

Goditja e laboratorit të drogës në Xibrakë

Grupi i drogës "Xibraka" u zbërthye në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit të asistuar nga agjentë të Policisë gjermane, ndërsa u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë, 10 km larg qytetit të Elbasanit. Në sajë të atij operacioni, tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.

U shpall në kërkim Genci Xhixha, i cili njihej si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Kanë qenë autoritet gjermane që në datën 17.12.2014, sollën në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Pas këtij informacioni Krimet e Rënda nisën hetimet që zgjatën afro 8 muaj. Rezultoi se të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese