Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DOSJA “VELIAJ”/ Kryebashkiaku kërcënoi hetuesit e BKH-së, SPAK: Imagjino si mund të sillet me dëshmitarët; Ajola i ka orientuar çfarë të thonë para prokurorit

Shkruar nga Newsbomb
DOSJA “VELIAJ”/ Kryebashkiaku kërcënoi hetuesit e
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Në dosjen hetimore të SPAK prej 366 faqesh, lidhur me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dalin detaje të reja për përpjekjet e tij dhe bashkëshortes për të fshirë provat dhe penguar punën e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Prokuroria e Posaçme ka konstatuar se ekziston një rrezik i madh që procesi hetimor të devijohet për shkak të funksionit publik që Veliaj mban dhe ndikimit të tij.

Në dosjen hetimore thuhet se: "Në këtë kuptim, duke pasur parasysh ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimin mjaft të fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia më e madhe në vend…", thuhet në dosje.

SPAK nënvizon më tej se: "Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces."

Po ashtu, thuhet se: "Akoma më e rëndë paraqitet kjo situatë po të kemi në konsideratë dyshimet për kryerjen e veprimeve të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një pjesë e madhe e deklaruesve ka pohuar se janë kontaktuar nga shtetësja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej saj, duke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues".

Ky zhvillim vjen në një kohë kur hetimi për veprimtaritë e Bashkisë Tiranë është në kulmin e tij, duke ngritur pyetje të mëdha mbi ndikimin dhe integritetin e administratës lokale në proceset hetimore.

DOSJA “VELIAJ”/ Kryebashkiaku kërcënoi hetuesit e
Pjesë nga dosja

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese