Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dosja për megaoperacionin e SPAK, GJKKO: Deri në fund të hetimeve, ndalohet zbardhja e vendimit

Shkruar nga Newsbomb
Dosja për megaoperacionin e SPAK, GJKKO: Deri në fund të
SPAK

GJKKO ka vendosur ndalimin e publikimit të kërkesës së Prokurorisë apo përmbajtjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë këtë vendim ditën e sotme me synimin për moszbulimin e të dhënave sekrete hetimore. Gjithashtu në njoftim GJKKO kërkon bashkëpunimin e gazetarëve pasi nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.

"Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajtjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje” - thuhet ne vendim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese