Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dosja Gërdeci/ Mbahet sot gjyqi i radhës për Fatmir Mediun, në seancë të pranishëm dhe pesë ekspertë

Shkruar nga Newsbomb
Dosja Gërdeci/ Mbahet sot gjyqi i radhës për Fatmir Mediun,
FotoMontazh: Ish-ministri Fatmir Mediu - Shperthimi ne Gerdec

Mbahet ditën e sotme seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për dosjen “Gërdeci”.

Në këtë seancë do të marrin pjesë edhe 5 ekspertë, të cilët do përcaktojnë dhe dëmin e ngjarjes në 2008. Ekspert e thirrur për të dhënë sqarime mbi aktin e ekspertimit ekonomiko-financiar, janë: Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Çela dhe Mondi Hoxha.

Prej disa kohësh tashmë Mediu përballet me gjykatat pasi akuzohet për dy vepra penale. Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.

Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese