Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Dosja e Xibrakës”, Bardhi: Rama të paraqitet në interpelancë, e detyron Kushtetuta!

Shkruar nga Newsbomb
“Dosja e Xibrakës”, Bardhi: Rama të paraqitet në
Gazmet Bardhi

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Rithemelimit, kreu i grupit Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë me gazetarët ku foli në lidhje me refuzimin e Kryeministrit Rama për interpelancë.

Bardhi ndër të tjera tha se Rama duhet të zbatojë Kushtetutën dhe të paraqitet në interpelancë.

“Më në fund, pas 6 ditësh, kryeministri Edi Rama, e theu frikën e parë dhe vendosi të mos fshihet pas deklaratave me shkrim që bënte në emër të të vëllait. Është hap pozitiv që vendosi të reagojë. Por që të ruajë statusin si kryeministër, duhet të thyejë dhe frikën tjetër, atë të zbatimit të Kushtetutës dhe Rregullores, për të ardhur në interpelancë.

Unë Edi Ramën e kam thirrur për të informuar opinionin publik, nëse nga policia e shtetit shërbimet sekrete, ka marrë apo jo informacion për përfshirjen ose jo në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe shoqërimin e tij me këta trafikantë.

Dënimi, fajësia ose jo është vendim i drejtësisë, jo i një personi që kryen një krim. Jo me fjalë të Gazment Bardhi por me dosje që ndodhen në Prokurore. Rama nuk ka guxuar të kundërshtojë përmbajtje qoftë edhe një fjalë të dosjes që ndodhet në Prokurori.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese