Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin
Ne foto: Ervin Salianji

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Tiranë për deputetin Ervin Salianji është shtyrë sërish. Mësohet shkak është bërë mungesa e prokurorit të çështjes.  

“Pershendetje! Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, ju njoftojme se: Neser me date 28.06.2024, ora 10:00, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojme se seanca nuk do te zhvillohet, per shkak se prokurori ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, duke parashtruar se per arsye objektive nuk mund te jete i pranishem. Per seancen e ardhshme do te njoftoheni. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Gjyqi për akuzën e shpifjes mes vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe deputetit Ervin Salianji vijon prej më shumë se dy vitesh. Shkalla e Parë e ka dënuar Salianji me një vit burg për shpifje dhe nëse vendimi nuk rrëzohet në Apel, atëherë deputeti humbet menjëherë mandatin dhe arrestohet.

Vite më parë, Ervin Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj duke thënë se edhe përse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan.

Gjatë asaj kohe, gazetari Jetmir Olldashi publikoi një video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Geron Xhafaj dhe në përfundim rezultoi se video ishte e montuar.

Deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për "shpifje" dhe nëse vendimi nuk prishet në Apel, ai humbet menjëherë mandatin dhe shkon në qeli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese