
Avokatja dhe profesoresha e njohur, Dorina Hoxha ka prezantuar programin e saj për një mandat të dytë si Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Ajo e mban këtë post dhe aktualisht dhe në zgjedhjet për institucionet e arsimit të lartë, kërkon një mandat të dytë.
"Ajo që besoj është se do të bëjmë më të mirën për fakultetin të gjithë së bashku, për të plotësuar dhe lartësuar parimet bazë të një institucioni elitar", shkruan Hoxha.
Në programin e saj për një mandat të dytë si Dekane, Dorina Hoxha i ka dedikuar një hapësirë të madhe studentëve, duke premtuar angazhim të tyre në krijimin e mundësive të reja të punësimit përmes fakultetit dhe zyrës së karrierës.
View this post on Instagram
Gjithashtu, Dekania e Fakultetit të Drejtësisë thotë se në mandatin e dytë do të synojë gjithashtu rritje të praktikave profesionale për studentët, jo vetëm në institucionet shtetërore, por edhe ato private për të rritur aftësitë e tyre.
Për personelin akademik, Dorina Hoxha premton mbështetje për kërkim shkencor, përmes financimit jo vetëm me fonde të brendshme nga Universiteti i Tiranës, por edhe përmes bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.
View this post on Instagram
Dorina Hoxha ka përfunduar studimet e larta në Drejtësi në Universitetin e Padovës (Itali) në vitin 2004 (Doktor në Jurisprudencë) dhe prej asaj kohë ka zhvilluar një karrierë të suksesshme, derisa në vitin 2013 mori gradën shkencore “Doktor” me një temë në të drejtën penale, duke analizuar lidhjen e kohës dhe veprës penale.
Ajo ka fituar gradën shkencore “Profesor i asociuar” në 2016 dhe është bashkë-autore në publikime të ndryshme, ndërsa prej më shumë se një dekade e gjysmë jep leksione në lëndën “E drejta penale, Pjesa e përgjithshme”. Dorina Hoxha është edhe një avokate në çështjet civile dhe penale me një eksperience mbi 15 vjet dhe në vitin 2019 ajo ka fituar çmimin “Toga e artë” nga Shoqata e Avokatëve Penalistë.
View this post on Instagram