Hapësire reklamuese

Aktualitet

Donte të fejonte me zor vajzën, kush është vrasësi i policit që çoi gruan drejt fostoksinës

Shkruar nga Newsbomb
Donte të fejonte me zor vajzën, kush është vrasësi i
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e sotme në Tiranë, ku një grua tentoi t’i jap fund jetës duke pirë fostoksinë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, ndërsa në pranga ka rënë Gentjan Liçaj, 47 vjeç, pasi akuzohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që ka ushtruar ndaj vajzës dhe bashkëshortes, kjo e fundit ka tentuar të vetëvritet.

Sherri në familje kishte nisur pasi 47-vjeçari dëshironte të fejonte vajzën 18-vjeçare, ndërsa e reja dhe nëna ishin kundër.

Shtetasin Gentjan Liçaj, 47 vjeç, ndodhet në prangat e policisë pasi ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”.

Sakaq, emri i Licajt nuk është i panjohur për policinë, pasi ai më herët ka qenë i dënuar për vrasjen e një efektivi policie. Ai ka qenë i dënuar për vrasjen e ish-policit Ylli Kalemaj. Ngjarje e ndodhur në maj të viti 2011.

46-vjeçari Ylli Kalemaj u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 14 majit, pranë fshatit Selishte, në autostradën Levan-Tepelenë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Dhuna në familje". Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese