Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DOKUMENTI/ "Kushtetuesja" pranon kërkesën e demokratëve për shfuqizimin e ligjit për taksimin e profesioneve të lira

Shkruar nga Newsbomb
DOKUMENTI/  "Kushtetuesja" pranon kërkesën e
Gjykata Kushteutese

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së deputetëve demokratë sa i përket shfuqizimit të ligjit për tatim mbi të ardhurat për profesionet e lira. Kushtetuesja ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti deputetët demokratë depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Sipas demokratëve ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën.

Opozita në padinë e dorëzuar kërkoi nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e pikës 2 të nenit 24 ku parashikohen fashat 15% dhe 23% e tatimit të profesionistëve të lirë. Si dhe kërkuan shfuqizimin e  fjalisë së dytë të germës “d” të nenit 69 ku përcaktohej tatimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime profesionale.

Ndryshimet e bëra në këtë ligj u miratuan gjatë vitit të kaluar, duke bërë pjesë të sistemit të taksimit progresiv me fasha edhe 29 mijë profesionistë të lirë.

Vendimi i Kushtetueses:

Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24, pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 05.04.2024, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (ligji nr. 8577/2000), ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

Për zhvillimin sa më të plotë të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme vënien në dispozicion, brenda datës 21.05.2024, të parashtrimeve me shkrim, nëse keni argumente shtesë për kërkesën e paraqitur. Parashtrimet, si dhe çdo dokument/material të paraqitet në aq kopje sa janë palët.

Gjithashtu, ju informojmë se mund të paraqiteni në Gjykatën Kushtetuese për studimin e dosjes gjyqësore për këtë çështje, pas komunikimit paraprakisht në numrin 042232373.

Kërkesa, parashtrimet, si dhe materialet e paraqitura prej jush do t’u komunikohen edhe palëve të tjera pjesëmarrëse në këtë proces.

DOKUMENTI/  "Kushtetuesja" pranon kërkesën e

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese