Hapësire reklamuese

Aktualitet

DOKUMENTI/ Anulohen pushimet verore për Policinë e Shtetit, shkak mbarëvajtja e sezonit turistik

Shkruar nga Newsbomb
DOKUMENTI/ Anulohen pushimet verore për Policinë e Shtetit, shkak
Policia e Shtetit

Pushimet për efektivët e policisë së shtetit janë anuluar. Efektivët nuk do të bëjnë pushime verore dhe lajmin e kanë marrë nga Drejtori i Polisisë së Shtëtit, Muhamet Rrumbullaku përmes një urdhëri të firmosur që anulon pushimet e tyre deri më 15 shtator.

Anulimi i pushimeve verore do të bëhet për garantimin e sigurisë, me qëllim përballimin e shërbimeve të planifikuara nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë sezonit turistik veror 2024.

URDHËROJ:

1. Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën nga data 20 Qershor 2024 deri në datën 15 Shtator 2024, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.

2. Drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të strukturave të veçanta, të riplanifikojnë kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve të policisë që u anulohet kryerja e tyre, për periudhën e mbetur deri në fund të vitit kalendarik 2024.

DOKUMENTI/ Anulohen pushimet verore për Policinë e Shtetit, shkak
 
DOKUMENTI/ Anulohen pushimet verore për Policinë e Shtetit, shkak
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese