Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dogjën dy makina në Durrës, arrestohen dy 18-vjeçarë dhe shpallet në kërkim një tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Dogjën dy makina në Durrës, arrestohen dy 18-vjeçarë
Momenti arrestimit

Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve, ku janë arrestuar 2 persona, është shpallur në kërkim një tjetër dhe është proceduar penalist një i mitur.

Bhët me dije se në pranga ka rënë shtetasit Ertin Hoxha, 18 vjeç dhe Albjon Golemi, 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

U shpall në kërkim shtetasi Eridjon Rubener, 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A. Gj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Policia e Durrësit zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbas një pune hetimore dhe  profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve.

Në vijim të veprimeve u  bë identifikimi, kapja dhe arrestimi  shtetasve E. H., 18 vjeç dhe A. G., 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

 U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A. Gj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese