Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Do vriste Ervis Matodashajn e Inez Hajrullën në Vlorë, SPAK dërgon për gjykim Amarildo Nikollin

Shkruar nga Newsbomb
Do vriste Ervis Matodashajn e Inez Hajrullën në Vlorë, SPAK
Amarildo Nikolli

Dosja penale ndaj Amarildo Nikollit, i akuzuar se në bashkëpunim me Leonard Luzin, Muharem Koroveshin dhe Erio Zejnon në planifikimin e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës në Vlorë, ka kaluar për gjykim nga SPAK.

Hetimet kanë zbuluar se krimi do të kryhej si hakmarrje dhe për kontrollin e lojërave të fatit. Luzi, i ekstraduar nga Spanja, dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal të strukturuar ku Nikolli do të ishte ekzekutori, ndërsa Koroveshi dhe Zejno siguruan armët dhe ndihmuan në identifikimin e objektivave.

Më 7 gusht 2023, policia ndaloi Nikollin në zonën "Uji i Ftohtë", duke i sekuestruar një pistoletë me silenciator dhe municion. Ai kishte dalë për të përfunduar krimin, por u kap në flagrancë. Pas arrestimit, Nikolli vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke përfituar statusin e të penduarit dhe duke treguar informacione për krimet e tjera të porositura.

Nikolli ka tregur në prokurori emrat e disa personazheve të botës së krimit nga Shkodra, Tirana dhe Vlora, si dhe për disa vrasje me porosi.

Mirëpo, dëshmia e tij nuk është marrë e mirëqenë, pasi ndaj Nikollës i ishin vënë përgjues, ku ka rezultuar se diçka nuk shkon me deklaratat e tij dhe se ai mund të jetë porositur nga të tjerë për të dhënë këto emra.

Leonard Luzi, i njohur edhe si "Nard Çami" dhe "Daku", akuzohet për organizimin e vrasjeve me pagesë dhe sigurimin e mjeteve për të kryer krime të rënda. Ai dyshohet se kishte ofruar 500 milionë lekë për eliminimin e Matodashajt dhe Hajrullës, të cilët kishin konflikte me të në botën e krimit. Matodashaj, i njohur si "Qorri", dhe Hajrulla, i paralizuar nga një atentat i mëparshëm, ishin në shënjestër të këtij grupi kriminal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese