Falë amnistisë penale, rreth 800 të burgosur për vepra të lehta kanë fituar sot lirinë. Një ndër to është edhe një djalë i ri, për të cilin jeta po i merr një drejtim të ri.
Edhe pse dikur ishte një përdorues i lëndëve narkotike, ai shprehet i penduar për zgjedhjet e së shkuarës, teksa i kërkon falje nënës për vuajtjet që i ka shkaktuar.
“Kam bërë burg, kam bërë edhe hyrje dalje sepse kam qenë përdorues heroine dhe tai me këto ilacet që na ka ndihmur burgu, jam më mirë, nuk pi më. U dënova me një vit e 4 muaj, kisha edhe 6 muaj për të bërë.
Doja t’i bëja surprizë, nënës që kam në shpi, vetëm aty. E di që ka vuajtur shumë më mua dhe i kërkoj falje për të gjitha. Ajo nuk e di që do dal sot dhe do t’ia bëj surprizë. Do e lë çdo gjë pas, nuk ia vlen. Do ul kokën dhe do punoj,” tha i riu pasi doli nga ambientet e burgut, në një prononcim të shkurtër për gazetarët.