
Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu u shkarkua ditën e djeshme nga detyra pasi dhunoi me sende të forta shefin e financës së spitalit, Shaban Uklala.
Episodi i dhunës mes Shehut dhe Uklalës u regjistrua ditën e martë 11 shkurt, ku pas fyerjeve personale situata ka degaduar në përplasje verbale. Shehu i ka shkaktuar ekonomistit plagë në ballë me kapëse letrash, ndërsa e ka goditur në fytyrë edhe me një shishe.
Ndërkohë, në media po qarkullojnë disa mesazhe që përmbajnë fjalor banal dhe gjuhë fyese. Mesazhet e publikuara nga "JOQ" dhe "TCH", janë shkëmbyer mes drejtoreshës dhe një anëtari të stafit të spitalit.
Në mesazhe bie në sy gjuha banale e përdorur nga Shehu, ndërsa nuk mungojnë as kërcërnimet, pasi është kritikuar për dhunën e ushturar ndaj ekonomistit.
“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na bëri mbledhje dhe na kërcënoi tanëve për rrjetet sociale. Shiko ça me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhej në mesazhin e anëtarit të stafit.
“Do t’jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shtoi se “nuk ka bir k*rve të më heqë mua nga aty”.
Ky nuk është skandali i vetëm i saj, ndërsa dyshohet se është përfshirë edhe në të tjera situata gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.
