Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Do të vras politikanët”, dënohet me 6 vite burg Antonio Leka që u kap me municion të frikshëm luftarak

Shkruar nga Newsbomb

“Do të vras politikanët”, dënohet me 6 vite burg

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, i cili u arrestua 2 ditë më parë teksa lëvizte me armë dhe municione luftarake.

Gjatë momentit të arrestimit, Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të Policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, “për të vrarë politikanët”.

“Do të  vras politikanët e Lezhës dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – mësohet t’u ketë thënë Antonio Leka policëve.

Gjatë kontrollit nga efektivët, 36 vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.

Kanë qenë familjarët e 36 vjeçarit që kanë lajmëruar policinë pasi e kanë parë duke futur armë dhe municione në fugon.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese