Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Do përdoreshin nga grupe kriminale, arrestohet 22-vjeçari në Dibër që vidhte makina dhe targa

Shkruar nga Newsbomb
Do përdoreshin nga grupe kriminale, arrestohet 22-vjeçari në
Momenti i arrestimit te 22-vjeçarit

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet se grbiste automjete dhe targa që dyshohet se do të përdoreshin nga shtetas të tjerë për veprimtari kriminale.

Në pranga ka rënë  Ervin Karasani, 22 vjeç, banues në fshatin Radovesh. Ky shtetas dyshohet se është autori kryesor i vjedhjes së 3 automjeteve (2 prej të cilave janë gjetur dhe vijon puna për gjetjen e automjetit tjetër) dhe të targave të 12 automjeteve të tjera, në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Njofton policia:

Vodhi 3 automjete dhe targat e 12 automjeteve të tjera, të cilat dyshohet se do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve dhe targave të tyre, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Qëllimi”.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u  vu në pranga shtetasi, 22 vjeç, banues në fshatin Radovesh.

Ky shtetas dyshohet se është autori kryesor i vjedhjes së 3 automjeteve (2 prej të cilave janë gjetur dhe vijon puna për gjetjen e automjetit tjetër) dhe të targave të 12 automjeteve të tjera, në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi  identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese