
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin në Portin e Pireut, ku u zbuluan 200 kg kokainë në një kontejner.
Kontejneri i mbushur me karkaleca të ngirë, por që brenda saj kishte të fshehur sasinë e madhe të drogës, kishte për destinacion Shqipërinë.
Në lidhje me këtë operacion, u arrestuan dy shqiptarë. Burime për media bëjnë me dije se në pranga ka rënë Jasona Mërkuri 54 vjec, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.
Jasona Mërkuri është një emër i njohur për policinë, pasi edhe më herët ka qenë në kërkim prej 2017-ës, pasi akuzohej për prodhim pilulash Captagon. Mërkuri po ashtu njihej edhe me emrin Andrea Mërkuri si dhe Azdren Muharremi dhe më herët ka përdorur pasaportë serbe.
Pavarësisht lidhjeve me drogën, Mërkuri është një biznesmen i njohur në Shqipëri, pasi ka një dyqan me veshje si dhe autobus turistik në Greqi.
Edhe greku i arrestuar në këtë operacion ka qenë i dënuar në 2012 për transport armësh në Kosta Rika.
Sakaq, policia greke po vijon ende me aksionin pasi sipas informacioneve ka edhe një kontejner tjetër që ka rreth 100 kg kokainë të tjera.
Në këtë operacion morën pjesë Oficerët e Prokurorisë së Narkotikëve në bashkëpunim me DEA-në. Nëse droga do të arrinte në treg kapte vlerën e pesë milionë euro.
