Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Do e djegim këtë vend”, bllokohet sërish aksi Thumanë-Kashar, banorët: Do presim deri të hënën, ndryshe do bëjmë protestë 24 orëshe

Shkruar nga Newsbomb
“Do e djegim këtë vend”,  bllokohet sërish aksi
Pamje nga protesta e banorëve në aksin rrugor Thumanë-Kashar

Banorët e Krujës dhe të Fushë-Krujës kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë duke bllokuar aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar. Kjo është protesta e 12 e banorëve të cilët kërkojnë hapjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Segmenti rrugor që ka kushtuar 1.3 miliardë euro, ka vendosur në konflikt banorët dhe qeverinë.

Edhe këtë herë qytetarë të shumtë janë vendosur pranë aksit, ndërsa forcat e policisë nuk kanë arritur t’i ndalojnë nga bllokimi i qarkullimit të mjeteve. Sipas banorëve, devijimi i rrugës së re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentit dhe kjo sipas tyre është një padrejtësi që po bëhet hapur në kurriz të tyre.

Disa banorë janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv.kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem. Banorët janë shprehur se atyre iu premtua se do të marrin përgjigje deri ditën e hënë. Në të kundërt siç shprehen edhe ata, do bëjnë protestë 24 orëshe.

“Do presim deri ditën e hënë, nëse nuk marrim përgjigje ne do bëjmë protestë 24 orëshe. Nuk do kursejmë asnjë. Nëse nuk na jepet ai vendim, ne po qemë burra e djegim këtë vend. Na thanë se do na kthejnë përgjigje deri të hënë.“

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese