Hapësire reklamuese


Aktualitet

Dje doli nga burgu, ja kush është i riu shqiptar me të shkuar kriminale që u plagos në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Dje doli nga burgu, ja kush është i riu shqiptar me të shkuar
Foto montazh/ I riu shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur në Greqi pasi disa persona qëlluan me breshëri plumbash në mjetin ku ai ishte pasagjer.

Sipas Top Channel, mësohet se 22-vjeçari është identifikuar si Dhjonis Kapllani. Siç raportuam dhe më herët, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:20, në rrugën  “Dodekanisou 86” në lagjen Peristeri.

Ka qenë mjeti tip “Audi”, Q2 me targa ZNZ-5931, i cili ka ndjekur automjetin tip “Smart” ku udhëtonte shqiptari si pasagjer.

Dje doli nga burgu, ja kush është i riu shqiptar me të shkuar
Dhjonis Kapplani © Credits https://top-channel.tv/

Në momentin që dy mjetet ndaluan, 22-vjeçari shqiptar doli nga makina ku dhe u qëllua me me armë zjarri nga personat të cilët ndodheshin në mjetin tjetër.

Si pasojë plumbat kapën shqiptarin në kofshë, ndërkohë menjëherë pas ngjarjes të dyja mejtet u larguan duke lënë në rrugë shqiptarin “të larë në gjak”.

Menjëherë një ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku dhe kanë bërë të mundur transportimin e të riut për në spital. Gjatë vëzhgimeve paraprake policia gjeti në vendin e ngjarjes 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri ndoshta të kalibrit 7.62 mm.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë.

Ndërkohë, Dhjonis Kapllani rezulton një emër i njohur për autoritetet greke. I riu shqiptar kishte dalë nga burgu ditën e djeshme pasi ishte dënuar për përfshirje në një organizatë kriminale si dhe trafik droge.

Gjithashtu në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek për mosmarrëveshje personale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese