Hapësire reklamuese


Aktualitet

“Divorci i Metës dhe Kryemadhit s’është lojë”, gazetari: S’do të thotë se po ndahen e nuk do i kap SPAK

Shkruar nga Newsbomb
“Divorci i Metës dhe Kryemadhit s’është
FotoArkiv/ Meta dhe Kryemadhi

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për ndarjen e çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Ai është shprehur se nuk besoj se kjo është një strategji, por një realitet.

Ai është shprehur se ndarja ka ndodhur për shkak të përplasjeve politike, ndërsa tha se ndarja nuk është se i shpëton ata nga hetimet e SPAK.

“Jo thonë është strategji, jo lojë. Unë mendoj se është realitet nuk mendoj se bëhet për strategji. E gjithë pesha e rëndesës është hetimi i SPAK, për të cilën edhe Iliri edhe Monika kanë bërë deklarime të ndryshme. Iliri e ka bërë shqeto fare duke thënë se vendimi për tu ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK.

Monika tha se prokurorët do bëjnë punën e tyre ndahem nga Meta për sulmet ndaj SPAK. Nuk mund të jetë një strategji, se po ndahen këta e s’po i kap ligji e SPAK.

Juridikisht këtu nuk ka asgjë dhe nëse vërtetohet ndonjë vepër, ata merren si të martuar se kanë qenë të martuar deri tani. Nuk ka ndonjë gjë, ndonjë çudi. Është një realitet ata po ndahen”, tha ai ndër të tjera në “Top Story” në Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese