Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ditëlindja e Mbretit Charles III festohet dhe në Tiranë, ambasadori: Anglia ka investuar këtu për t'ju dhënë një shans të rinjve shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Ditëlindja e Mbretit Charles III festohet dhe në Tiranë,
Mbreti Charles III dhe Mbreteresha Camila

Ditëlindja zyrtare e Mbretit Charles III është festuar dhe në Tiranë. Ambasada e Britanisë së Madhe ka organizuar një festë të veçantë dhe ka bërë bashkë personalitete të njohura nga fusha të ndryshe të jetës publike.

Në fjalimin e tij këtë të enjte datë 20 Qershor, në Hotel Rogner ambasadori Alastair King-Smith foli për miqësinë e gjerë dhe të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar e Shqipërisë.

“Si ambasador britanik, unë vendosa të farkëtoj marrëdhënien më të fortë të mundshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ashtu siç edhe Sekretari i Jashtëm britanik, Lord Cameron tha kur ai vizitoi Shqipërinë muajin e kaluar, ne kemi tashmë një partneritet të gjerë që po lulëzon.

Një partneritet për sigurinë. Një partneritet për mbrojtjen. Një partneritet të zhvillimit ekonomik dhe tregtar. Një partneritet për drejtësinë. Dhe kjo është bërë e mundur si rrjedhojë e miqësisë sonë dhe punës suaj të palodhur. Tani, vende të tjera duan të mësojnë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar", është shprehur Alastair King-Smith.

Ambasadori i Britanisë së Madhe ka theksuar se vendi i tij ka investuar shumë në Shqipëri, sidomos në veri ku janë dhe qytetet me ikjen më të lartë të të rinjve me gomone drejt vendit ishullor, për t'iu dhënë atyre një shans.

“Të premten, isha në Kukës dhe javën e ardhshme do të jem në Shkodër, për të parë se si investimet tona në veri kanë krijuar vende pune dhe aftësimin e të rinjve. Duke u dhënë atyre një shans për të jetuar, studiuar, punuar dhe për të krijuar familjet e tyre këtu. Është vërtetë frymëzuese të dëgjosh ëndrrat e tyre për të ardhmen, nëse vetëm ndihmon për t’i bërë ato realitet. Ju lutem vazhdoni të bashkoni forcat me ne për t’i bërë këto iniciativa të suksesshme. Mbretëria e Bashkuar është një partner i angazhuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë", është shprehur Alastair King-Smith.

Ambasadori ka vlerësuar dhe angazhimin e vendit tonë në kuadër të NATO-s, duke thënë se Shqipëria është aleati më i fortë i Britanisë së Madhe.

"Në arenën ndërkombëtare ne përshëndesim si Shqipëria vazhdon të jetë një prej aleatëve tanë më të fortë në NATO, në mbështetje të Ukrainës dhe në qëndrimin ndaj Rusisë në Kombet e Bashkuara. Ky guxim vlerësohet shumë. Ne do të vazhdojmë mbështetjen për ju, si në aspektin e sigurisë ashtu dhe atë ekonomik."

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese