Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ditë zie për familjen Sadiku në Korçë, 12 vjeçari përcillet drejt banesës së fundit

Shkruar nga Newsbomb
Ditë zie për familjen Sadiku në Korçë, 12
Leo Sadiku

Sot është një ditë zie për familjen Sadiku në Korçë teksa fëmija i vogël i familjes, Leo, ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Tiranës. I mituri i cili ndërroi jetë papritur në spital, do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit.

Vdekja e tij ishte e papritur teksa 12 vjeçari ishte dërguar në spital me simptoma të gripit, të vjella dhe temperaturë të lartë. Fillimisht ai është trajtuar në spitalin rajonal të Korçës ndërsa vetëm dy ditë më parë ai u dërgua me urgjencë tek Pediatria në Tiranë.

Prindërit e 12 vjeçarit të ndjerë thanë se djali i tyre u shtua në pavionin e Covid ndërsa gjendja e tij sa vinte dhe përkeqësohej.

Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion. U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi,” deklaruan prindërit e të miturit.

Gjithashtu prinërit kanë deklaruar se fëmija nuk ka patur kurrë probleme me diabetin pao zemrën, ndërsa ditët e fundit nga mjekimet, niveli i sheqerit në gjak arriti deri në 200.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe QSUT, teksa thanë se 12 vjeçari Leo Sadiku vunate nga sëmundja e rrallë, miokardit akut, sëmundje me rrezikshmëri të lartë që në shumicën e rasteve sjell vdekjen.

“QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient,” thuhet në njoftimin e QSUT.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed