Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ditë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti këtë të martë

Shkruar nga Newsbomb
Ditë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti
Tirana/ Foto ilustruese

Këtë të martë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta deri në mesditë.

Sipas parashikimeve pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kryesish paradite. Ndërsa gjatë orëve të pasdites do të mbizotërojë moti i kthjellët, me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat do të rriten gjatë mesditës dhe në orët në vijim ku minimalja dhe maksimalja parashikohen:

në zonat malore 14 deri 23°C

në zonat e ulëta 20 deri 28°C

në zonat bregdetare 19 deri 28°C.

Ditë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti
Credits: Sherbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese