Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ditë ideale për plazh, sa shkojnë temperaturat këtë fundjavë

Shkruar nga Newsbomb
Ditë ideale për plazh, sa shkojnë temperaturat këtë
Moti/ Foto ilustruese

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa ditën e Shtunë në mesditë deri pasdite ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 8m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese