Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dita për fëmijët e humbur/ 2200 të mitur me urdhër mbrojtje në Shqipëri, 115 të braktisur jashtë vendit

Shkruar nga Newsbomb
Dita për fëmijët e humbur/ 2200 të mitur me urdhër
Fotografi ilustruese

Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të humbur, gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se 2200 fëmijë raportohet se janë nën urdhër mbrojtjeje në Shqipëri si të dhunuar në familje, në situatë rruge dhe në konflikt me ligjin mes të cilëve përfshihen dhe të miturit përdorues droge.

“115 fëmijë u raportuan si të braktisur jashtë vendit në një nga shtetet europiane nga njëri prej prindërve, ndërsa 7 prej tyre janë arritur të rikthehen."

Duke u raportuar si të pashoqëruar pranë institucioneve shqiptare vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar informacion për vlerësimin e familjeve të tyre. Por sa i përket fëmijëve gjyqtari i apelit Fuat Vjerdha konstaton shtim të proceseve gjyqësore me shtetas të akuzuar për abuzim seksual me fëmijët dhe viktimizim të tyre nga krimet kibernetike. Aktualisht në listën e Interpol numërohen 16 të humbur si Julian Cela , Bleona Mata por edhe minorenë që janë rrëmbyer nga njëri prind.

Në Shqipëri janë të shumta rastet ku njëri nga prindërit në proces ndarjeje largohet së bashku me fëmijët. Vetëm vitin e kaluar u mbajtën 26 procese të tilla civile në Shqipëri, ku trupat gjyqësore ndërhynë për kthimin e të miturit atje ku ka lindur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese