Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, reagojnë ambasadat në Tiranë: Mbrojtja e gazetarëve, thelbësore për një demokraci funksionale

Shkruar nga Newsbomb
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, reagojnë ambasadat
Pamje nga ndërtesa e ambasadës Britanike në Tiranë

Në ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ambasadat dhe ambasadorët në Shqipëri kanë bërë thirrje ndaj organeve qeverisësë dhe ligjzbatuese që të krijojnë një ambjent të sigurtë për gazetarët dhe median, me qëllimin që ato të mund të kryejnë misionin e tyre të raportimit të së vërtetës deri në fund.

Në deklaratën e tyre, ato shprehen se media e pavarur është e rëndësishme dhe thelbësore për një demokraci funksionale, ndërsa dënojnë sulmet që janë bërë ndaj gazetarëve.

Gjithashtu, ato shtojnë se e vlerësojnë punën e gazetarëve kurajozë për të raportuar në mënyrë të saktë dhe të drejtë informacionet tek publiku, përkundrejt kushteve jofavorizuese në mjedisin shqiptar.

Ne diskutuam mbi shqetësimet për raportet e fundit të sulmeve dhe abuzimeve drejtuar gazetarëve, duke përfshirë diskriminimin me bazë gjinore, dhe ritheksuam angazhimin tonë për të folur hapur kur kjo ndodh. Sulmet ndaj gazetarëve apo ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë.

Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duartrokasim trimërinë e gazetarëve në raportimin e së të vërtetës duke u mundësuar qytetarëve të marrin informacion të saktë. Ne u bëjmë thirrje politikanëve, autoriteteve të zbatimit të ligjit, biznesit të sigurojnë që gazetarët ta kryejnë lirisht këtë detyrë jetike”,-  thuhet në njoftimin e ambasadës Britanike në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese