Hapësire reklamuese

Aktualitet

Disa fshatra në Shkodër pa energji elektrike, akset që janë të bllokuara nga dëbora

Shkruar nga Newsbomb
Disa fshatra në Shkodër pa energji elektrike, akset që janë
Nje borepastruese duke pastruar rrugen

Prej ditës së diel reshjet e dendura të borës po vijojnë në veri e juglindje të vendit. Situata problematike paraqitet në Qarkun e Shkodrës, ku përpos reshjeve të dëborës me intensitet të lartë ka dhe erëra të forta.

Si pasojë fshatrat në njësinë administrative Shale, Shosh, Pult, Velipojë dhe Gur i Zi kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve të dendura të borës aksi rrugor Kirë-Shosh është i bllokuar. Ndërsa, rruga për Theth është e kalueshme, por ka prani të ngricave.

Rruga kombëtare Fushë Arrëz-Qafë Mali është pothuajse e pa kalueshme pasi akoma nuk e ka pastruar asnjë mjet borëpastrues.

Si paraqitet situata:

-Nga DRV Shkodër informohemi se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në të gjitha akset në zonat malore ka prani të deborës dhe erë të fortë. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore dhe zinxhirë.

-Nga Bashkia Shkodër, informohemi se vazhdojnë erërat e forta. Nj.A. Shalë, Shosh, Pult, Velipojë dhe Gur i Zi kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Aksi rrugor Kirë – Shosh është i bllokuar. Rruga për në Theth është e kalueshme, por me ngrica.

-Nga bashkia Malësi e Madhe, deri në këto momente nuk raportohen probleme të EC.

-Nga bashkia e Vaut të Dejës, informohemi se kemi mungesë të furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Vau Dejë, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Vazhdojnë erërat me intensitet të lartë. Dy njësitë malore janë të izoluara nga dëbora.

-Nga bashkia Pukë, informohemi se reshjet e borës kanë pushuar, vijon kriposja e rrugëve. Probleme të tjera nuk raportohen deri në këto momente.

-Nga bashkia Fushë Arrëz, informohemi se kanë vazhduar reshjet e deborës gjatë natës së mbrëmshme dhe erërat e fuqishme. Rruga kombëtare Fushë-Arrez-Qafë Mali është pothuajse e pa kalueshme pasi akoma nuk e ka pastruar asnjë mjet borëpastrues. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga Bardhët – Iballe dhe kemi probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike në fshatrat e Nj.A. Qafë-Mali dhe Iballe.

-Nga DrUK Lezhë informohemi se rrjeti i kullimit, argjinaturat e diga Shkodër nuk kanë probleme. Nivelet e ujit janë nën kuotat e rrezikut. Hidrovoret kanë pasur ndërprerje energjie elektrike, por pa shkaktuar probleme në nivelet e ujit. Aktualisht janë në funksion dhe në gjendje gatishmërie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese